Thaçi ripërsërit kërkesën për pezullimin e taksës

E publikuar: 08/02/2019 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe njëherë ka përsëritur kërkesën e SHBA-ve për heqjen e taksës raporton “Zeri.info”.

I pari i presidencës pasi u kthye nga qëndrimi dy ditor në SHBA në një konferencë për media theksoi se nuk po kërkohet të hiqet taksa por të pezullohet përkohësisht që ti hapet rruga dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Natyrisht që ky vendim i takon Qeverisë së Kosovës, partnerëve të Kosovës, por nuk ka çmim që do paguante cenimin e marrëdhënieve me SHBA-të. Kjo është qenësore prandaj ftoj gjithë spektrin politik në vend që të reflektoj për këtë çështje”, tha ai.

Thaçi theksoi se marrëdhëniet me SHBA-të janë qenësore për Kosovën, dhe duhet të ruhen si të tilla./Zeri