Thaçi: Raportet Kosovë – Shqipëri kurrë s’kanë qenë më mirë

E publikuar: 19/10/2016 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se raportet mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë, kurrë nuk kanë qenë më mirë.

Ai ka thënë se të dy vendet konsultohen mes vete për çështje që kanë të bëjnë me interesa të përbashkëta kombëtare, transmeton Klan Kosova.

“Raportet mes shqiptarëve janë eksellente”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se tendenca për të ngritur një debat për përkeqësim të marrëdhënieve mes shqiptarëve është armiqësore.

Madje në një pikë ai ka thënë se i vjen të vjell kur dëgjon këso gjëra.

“Dëshiroj të konfirmojë para gjithë shqiptarëve, ne koordinohemi në interesat e përbashkëta kombëtare.”