Thaçi: Procesi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës i pandalshëm

E publikuar: 27/02/2017 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar shtetin dhe popullin e Bangladeshit që kanë njohur shtetin e Kosovës.

“Falenderimi i takon Qeverisë dhe popullit të Bangladeshit që e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, ka shkruar i pari i vendit në llogarinë e tij ën Twitter.

Thaçi e ka cilësuar procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës si proces të pandalshëm.

Bangladeshi është shteti i 114-të që e ka njohur Kosovën.

capturettt