Thaçi priti në takim Koordinatorin për Dialog: Në Bruksel do të dialogohet vetëm për njohjen ndërshtetërore

27.07.2020 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Thaçi priti në takim Koordinatorin për Dialog: Në Bruksel do të dialogohet vetëm për njohjen ndërshtetërore

Zyra e Presidentit të Kosovës ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi që Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka pritur Koordinatorin Shtetëror për Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Skënder Hysenin.

Presidenti Thaçi e ka uruar edhe një herë për emërimin e tij në këtë detyrë, duke shprehur besimin se me përvojën dhe angazhimin e tij z. Hyseni do e koordinojë këtë proces në mënyrën më të mirë të mundshme.

“E kam mirëpritur emërimin tuaj si koordinator për dialogun, sepse besoj fuqishëm në eksperiencën dhe qasjen tuaj gjithëpërfshirëse e përafruese mes gjithë spektrit politik në vend”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ritheksoi se në Bruksel duhet të dialogohet vetëm për marrëveshjen përfundimtare që sjellë njohjen reciproke ndërshtetërore.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe koordinatori për dialog, Skënder Hyseni, kanë biseduar edhe për nevojën e mbështetjes së këtij procesi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Presidenti Thaçi dhe koordinatori Hyseni kanë ritheksuar se krijimi i unitetit politik është përcaktues për suksesin në procesin e dialogut.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Thaçi: Takimi i së enjtes në Bruksel është i rrezikshëm

Thaçi: Njohja reciproke Kosovë-Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë

Droga në banane, dënohet me 14 vjet burg Arbër Çekaj

Netanyahu: Zhvillimet e fundit Izrael-Kosovë, fillimi i një epoke të re

Osmani: S’ka dy popuj tjerë që e kuptojnë më mirë njëri-tjetrin se shqiptarët dhe izraelitët

​Thaçi: Njohja nga Izraeli forcon Kosovën si shtet

​Kërkohet efikasitet i sistemit gjyqësor në kohën me pandeminë COVID-19

KEDS me punime në rrjet, paralajmërohen ndërprerje të rrymës

Pse ka kundërshtime për masat antiCovid në Zvicër?

​Haradinaj-Stublla akuzon Vuçiqin për shkelje të marrëveshjes

Në Gjilan sot janë shëruar 20 pacientë nga COVID-19

Prokuroria Speciale ngre tjetër aktakuzë ndaj Burdushit, akuzohet për shpëlarje parash

​Osmani për dialogun: Është gabim serioz që me Serbinë po hapen çështje të mbyllura ndër vite

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri hungarez, Jozsef Bencze

Një i vdekur dhe 71 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Qeveria s’heq dorë nga mësimi online, nxënësit kërcënojnë me bojkot