Thaçi pret në takim shefin e ri të EULEX-it, Bernd Thran

E publikuar: 30/06/2016 18:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në një takim pune, ushtruesin e ri të detyrës së shefit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX-it, Bernd Thran. Sipas një komunikate të lëshuar për media, thuhet se në takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, pas miratimit të ligjit të ri si dhe pas ristrukturimit të misionit.

“Kemi vendosur një traditë të mirë të bashkëpunimit”, është shprehur presidenti Thaçi.

Institucionet e Kosovës, ka nënvizuar Thaçi, kanë shtuar kapacitetet e veta dhe janë të gatshme të marrin edhe më shumë kompetenca.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran, sipas komunikatës, ka theksuar se EULEX do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës edhe pas ristrukturimit të brendshëm të misionit.