Thaçi pret nё takim lamtumirës ambasadoren kroate

E publikuar: 26/08/2019 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq, të cilën e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer.

“U jam mirënjohës për bashkëpunimin, me të gjitha institucionet e Kosovës. Gjatë mandatit tuaj ne kemi konfirmuar edhe një herë partneritetin strategjik në mes dy vendeve tona”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Kapitanoviq u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka marrë nga institucionet e shtetit, por edhe nga tërë shoqëria kosovare.

Kreu i shtetit në fund falënderoi për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës nё tё gjitha fushat, sidomos nё arenën ndërkombëtare dhe në BE.