Thaçi pret delegacionin me diplomatë austriakë

E publikuar: 24/03/2017 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi, ka takuar Drejtorin e Departamentit për Evropë në Qeverinë e Austrisë, Alexander Schallenberg, zyrtarin përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, si dhe tërë ambasadorët austriakë të vendosur në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Me delegacionin austriak, presidenti Thaçi ka folur për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për dialogun, duke shprehur bindjen se dialogu nuk ka alternativë, transmeton Klan Kosova.

Në anën tjetër, drejtori për Evropë i Qeverisë së Austrisë, Alexander Schallenberg, u shpreh se “për Austrinë është i rëndësishëm stabiliteti dhe bashkëpunimi i shteteve të rajonit me njëri-tjetrin”.

Për iniciativën e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, presidenti Thaçi ka thënë se edhe ndërkombëtarët e përkrahin krijimin e ushtrisë, porse dallime ka vetëm rreth metodologjisë së krijimit të saj.