Thaçi pret ambasadoren turke, e ngushëllon për viktimat e sulmeve terroriste

E publikuar: 29/06/2016 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti Ambasadoren e Republikës së Turqisë, Kivilcim Kilic, të cilës i dorëzoi telegram ngushëllimin për viktimat e sulmeve terroriste në Stamboll.

““Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, në emër timin dhe të popullit të Kosovës, juve, familjeve të viktimave, presidentit Erdogan dhe tërë popullit të Turqisë””, u shpreh presidenti Thaçi në takim.

“Kjo nuk është feja islame. Kjo nuk është as ideologji fetare e as kombëtare”, tha ai, duke shtuar se “Turqia është e fortë dhe do të përballojë këtë sfidë”.

Ambasadorja Kilic u falënderua për telegramin dhe shtoi se Turqia do të bëhet edhe më e fortë falë solidaritetit dhe përkrahjes nga miqtë.