Thaçi pranon letrat kredenciale të ambasadorit norvegjez

E publikuar: 30/09/2016 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë. Ai ka theksuar se Norvegjia është partnere e rëndësishme e Kosovës.

“Norvegjia është kontribuese e madhe jo vetëm në dimensionin bilateral, por edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare që operojnë në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

Kurse, ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad, ka thënë se do të vazhdojnë t’i përkrahin të gjitha përpjekjet për reforma dhe zhvillim në të gjithë sektorët.

“Norvegjia është vend mik i Kosovës. Do të përkrahim përpjekjet për reforma dhe zhvillim në të gjithë sektorët”, ka thënë Sjaastad.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Per Strand Sjaastad për përkrahjen e deritashme të Norvegjisë dhe është shprehur i hapur për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në të ardhmen.