Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri hungarez, Jozsef Bencze

E publikuar: 15/09/2020 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë, Jozsef Bencze.

Duke i uruar ambasadorit mirëseardhje në Kosovë, presidenti Thaçi ka theksuar se marrëdhëniet e mira diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të shtrihen edhe më shumë në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.
“Jemi mirënjohës për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë shtetit të Kosovës në vazhdimësi. Presim të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat”, ka thënë presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi ka shprehur vullnetin e Kosovës për më shumë bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, e sidomos në aspektin e rimëkëmbjes së ekonomisë nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19. /