Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Zvicrës (Foto)

E publikuar: 29/09/2016 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet.

Presidenti Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Lebet, duke i ofruar mbështetje të plotë në mandatin e tij në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova dhe Zvicra do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer ndërshtetëror dhe ndërmjet dy popujve.

Nga ana tjetër, ambasadori i ri i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, ka theksuar se do të ruhet përkushtimi i Zvicrës për Kosovën, edhe pse ka pasur reduktime në përkushtimet tjera.

“Do të përkrahim zhvillimin dhe dialogun”, ka thënë ambasadori Lebet.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Lebet për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit të Zvicrës për popullin e Kosovës.