Thaçi po tmerrohet nga heqja e vizave për Kosovën, e godet ambasadorin e Gjermanisë

E publikuar: 15/05/2019 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej kur Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë sinjale pozitive nga Gjermania për mundësinë e heqjes së vizave Presidenti Thaçi nuk po bëhet rehat. Ai duke u bazuar në dezinformata ka shkruar një status të pashembulltë, duke e goditur ambasadorin e Gjermanisë.

Presidenti Hashim Thaçi përmes një statusi ka vazhduar të godas Gjermaninë, kësaj radhe përmes ambasadorit të saj, Christian Heldt. Thaci thotë se “bredhja” e disa diplomatëve nëpër zyre, që sipas tij për lobojnë që përmes

Thaci që deri së fundmi ishte kundër taksës ndaj Serbisë dhe bënte thirrje të pezullohej, tash po e përdorë si armë kundër bashkësisë ndërkombëtare, e veçmas Gjermanisë.

Në një status në Facebook, ai ka folur për disa diplomatë, që sipas tij, po provojnë të bindin institucionet që të heqin taksën ndaj produkteve serbe në këmbim të liberalizimit të vizave.

“Bredhja turistike e disa diplomatëve të rangut të ulët fshehtas nga një kënd në këndin tjetër të Prishtinës, nga një zyrë në zyrën tjetër të institucioneve vendore, duke lobuar për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë në këmbim të liberalizimit të vizave, është fyerje e radhës për institucionet dhe qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Presidenti.

Këtë ofertë ai e quan hileqare, dhe madje thotë se vjen nga ata që duan të ndajnë Kosovën.

“Kjo ofertë hileqare dhe diskriminuese e tyre dhe planet për asociacion me kompetenca ekzekutive apo projekti “kreativ” për sovranitet të dyfishtë, nuk janë asgjë tjetër përveç opsione me qëllim përfundimtar për ndarje të Kosovës”, ka shkruar tutje Thaci.

“Këto projekte janë të turpshme dhe si të tilla plotësisht të papranueshme, sot dhe gjithmonë. Kosova është një dhe e pandashme”, përfundon i pari i vendit. /Express/