Thaçi: Po i afrohemi konsensusit të nevojshëm dhe të gjerë për dialogun

E publikuar: 31/07/2018 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Thaçi në konferencën për media ka thënë se jemi dëshmitarë te opinioneve të ndryshme për marrëveshjen finale nëpër mediume të ndryshme.
Ai ka thënë se mirëpret debatet e fundit që po zhvillohen për këtë proces, duke shtuar se vetëm në këtë mënyrë zhvillohet edhe demokracia.

Thaçi ka thënë se Kosova është afër konsensusit të nevojshëm dhe të gjerë për dialogun, transmeton lajmi.net.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që shprehin hapur opinionet e tyre në mbështetje të dialogut. Mendoj që ky debat do ti nxisë të gjithë akterët që të punojnë për arritjen e kësaj marrëveshje. Vlerësoj se vetëm me debate të hapura dhe dinamike si ditëve të fundit e zhvillojmë demokracinë, dhe tanimë kjo po ndodh në Kosovë. Tani po i afrohemi konsensusit të nevojshëm dhe të gjerë për dialogun. Si shoqëri kemi kaluar ne faza jo të lehta të negociatave, të cilat i kemi realizuar si spektër politik, media e shoqëri civile, mirëpo edhe me partnerët tanë. Kemi tregu rezultat të mirë edhe në Rambuje, ku të gjithë u treguan të përgjegjshëm. Edhe atëherë kishte opinione dhe mendime të ndryshme mirëpo dominoi ajo që te arrihej gjithsesi një marrëveshje. Pak kush e mendonte se Serbia mund të largohet nga Kosova, mirëpo Kosova u tregua e zonja për të dialoguar dhe të vendosë për vetveten. Në negociatat e Vjenës arritëm te bindim botën që Kosova është vend serioz dhe me një spektër politik të pergjegjshëm., është shprehur Thaçi.