Thaçi përkujton Bekim Berishën dhe Bedri Shalën

E publikuar: 10/08/2019 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar Bekim Berishën dhe Bedri Shalën në 21-vjetorin e rënies së tyre në betejën e Junikut.

Thaçi ka shkruar në Facebook se dy luftëtarët e mëdhenjë do t’i kujtojmë me respekt.

“Para 21 viteve ranë heroikisht në betejën e Junikut dy luftëtarë të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Bekim Berisha dhe Bedri Shala. Gjithmonë do t’i kujtojmë me respekt”, ka shkruar Thaçi.