Thaçi: Përjetësisht krenar me Majlindën

E publikuar: 22/06/2019 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se Medalja e Artë në Lojërat Olimpike në Minsk, fituar nga Majlinda Kelmendi, është historike për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se Kelmendi është personifikim i fitores së përhershme dhe i historisë së suksesit ndërkombëtar të Kosovës.

“Medalja e Artë në Lojërat Olimpike në Minsk ështe historike për Kosovën. Majlinda Kelmendi është personifikim i fitores së përhershme dhe i historisë së suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Përjetësisht krenar me Majlindën”, ka shkruar ai.