Thaçi për Samitin e Berlinit: S’ka shkëmbime territoresh, Lugina t’i bashkohet Kosovës

28.04.2019 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Thaçi për Samitin e Berlinit: S’ka shkëmbime territoresh, Lugina t’i bashkohet Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak para nisjes për Gjermani, për Samitin e Berlinit, ka thënë se Kosova nuk do të lejojë në asnjë formë shkëmbim territoresh me Serbinë, por ka shtuar se është e drejtë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që t’i bashkohen Kosovës.

Në një konferencë në Aeroportin e Prishtinës, Thaçi ka thënë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe nëse në këtë samit kancelarja gjermane Angela Merkel e presidenti francez Emmanuel Macron nuk japin qëndrim të qartë pro liberalizimit do të ishte padrejtësi e madhe për Kosovën.

Për dialogun ka thënë se Kosova është e gatshme ta vazhdojë bisedën me Serbinë, ndërsa ka shtuar se kërkon që nikoqirët e samitit të dënojnë gjenocidin serb në Kosovë.

“Theksoj se edhe sa i përket mundësisë së vazhdimit të dialogut, Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, që hap perspektivë për fqinjësi të mirë e njohje reciproke, por jo dialog të kushtëzuar nga Serbia. Pres të dënohet gjenocidi i Serbisë në Kosovë edhe nga organizatorët e takimit. Dihet se ne çdo ditë, po marrim pjesë në ceremonitë e ndryshme ku shteti i Serbisë ka kryer gjenocid në Kosovë. Do të kemi përballë një Serbi gjenocidale. Në anën tjetër do të vazhdojmë të rikonfirmojmë zotimin tonë për reforma të ndryshme në çdo aspekt. Do të tregojmë zotimin se duam të lëvizim më shpejtë e të ecim drejt së ardhmes evropiane e në NATO”, ka thënë Thaçi.

Thaçi më tej ka thënë se në Berlin s’pret që të ndodhin negociata, por ka përmendur sërish idenë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Këtu ka thënë se s’lejon assesi shkëmbim territoresh e as opsione të tjera.

“E potencoj se pozicioni jonë është kushtetues, ligjor, i qartë, i një vendi të pavarur e sovran. S’pres aty të ndodhë dialog mes Kosovës e Serbisë, apo negociata, por vazhdoj të ri theksoj fuqishëm pozicionin tim se do ishte me interes mbështetja e së drejtës së shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën. Por gjithmonë do të jem kundër shkëmbim të territoreve. Është pazar e këtë s’e lejojmë, por s’do të lejojmë në asnjë rrethanë, as edhe një lloj sovraniteti të dyfishtë, as model gjermano-gjerman sepse është i kaluar e as Republikë Serbe, e as asociacion”, ka shtuar Thaçi.

Në fund ka thënë që pret që Merkel e Macron t’i kërkojnë Serbisë njohjen e Kosovës.

Samiti i Berlinit do të mbahet të hënën. Pos Thaçit, Kosovën e përfaqëson edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Thaçi për Samitin e Berlinit: S’ka shkëmbime territoresh, Lugina t’i bashkohet Kosovës

Thaçi për Samitin e Berlinit: S’ka shkëmbime territoresh, Lugina t’i bashkohet Kosovës

Hamza, kryetar i PDK-së në Mitrovicë

Hamza, kryetar i PDK-së në Mitrovicë

Thaçi dhe Beqa gënjyen, ja videoja e Qunit në krah me Agim Ramadanin

Thaçi dhe Beqa gënjyen, ja videoja e Qunit në krah me Agim Ramadanin

Gazeta gjermane: Serbia më anti-perëndimorja, s’e meriton BE-në

Gazeta gjermane: Serbia më anti-perëndimorja, s’e meriton BE-në

A do t’i kërkohet Kosovës heqja e taksës ndaj Serbisë në Samitin e Berlinit?

A do t’i kërkohet Kosovës heqja e taksës ndaj Serbisë në Samitin e Berlinit?

Ambienti i pastër, kusht për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Ambienti i pastër, kusht për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Vrasësi me pagesë që ekzekutoi 492 persona, synonte 500

Vrasësi me pagesë që ekzekutoi 492 persona, synonte 500

“Ata ma morën djalin nga dora”- Al Jazeera shkruan për masakrën e Mejës

“Ata ma morën djalin nga dora”- Al Jazeera shkruan për masakrën e Mejës

Deputeti gjerman thotë se tema e ndryshimit të kufijve duhet të refuzohet fuqishëm

Deputeti gjerman thotë se tema e ndryshimit të kufijve duhet të refuzohet fuqishëm

“Agjentët” vullnetarë të NATO-s në luftën e Kosovës

“Agjentët” vullnetarë të NATO-s në luftën e Kosovës

Thaçi: Në Berlin synohet zgjidhja Kosovë-Serbi duke marrë shembull Maqedoninë dhe Greqinë

Thaçi: Në Berlin synohet zgjidhja Kosovë-Serbi duke marrë shembull Maqedoninë dhe Greqinë

Messi shpall Barçën kampion

Messi shpall Barçën kampion

27 vjeçarja që mbyti foshnjën në Prizren, një vit më parë e kishte vrarë edhe një tjetër fëmijë të saj

27 vjeçarja që mbyti foshnjën në Prizren, një vit më parë e kishte vrarë edhe një tjetër fëmijë të saj

Ymeri: Paga minimale duhet të rritet menjëherë

Ymeri: Paga minimale duhet të rritet menjëherë

Kosova pa kapacitete për rehabilitimin e të kthyerve nga Siria

Kosova pa kapacitete për rehabilitimin e të kthyerve nga Siria

Vasfije Krasniqi do të dëshmojë para Komitetit amerikan – publikohet dokumenti

Vasfije Krasniqi do të dëshmojë para Komitetit amerikan – publikohet dokumenti