Thaçi numëron vetëm suksese në fjalimin solemn për 9-vjetorin e shtetit

E publikuar: 16/02/2017 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalën e tij gjatë seancës solemne në nder të nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka kujtuar të arriturat e vendit përgjatë këtyre viteve. Kreu i shtetit thotë se kanë ndërtuar institucionet më demokratike, ndërkaq lartëson policinë e vendit duke e quajtur atë si më profesionalen në vend.
“Kosova është e njohur nga 82 për qind të vendeve të BE-së. Kemi ndërtuar institucionet demokratike, kemi policinë më profesionale në rajon, kemi integruar të gjitha komunitetet dhe asnjë qytetar të mos ndihet i përjashtuar pa marrë parasysh orientimin e tyre. Sot mediat e botës e njohin Kosovën për promovimin e paqes dhe dialogut”, është shprehur Thaçi.

Bota sipas tij, sot di për Kosovën edhe më shumë falë sportistëve dhe artistëve të Kosovës dhe nga sukseset e tyre.

“Kjo është Kosova që e sheh bota sot. Kjo është fitorja jonë më e madhe e qytetarëve të Kosovës.

Këtu nuk merr fund puna jonë, sot festojmë dhe kujtomë sakrificat dhe të arriturat tona
Zotohemi që të punojmë për të ndërtuar shtëpinë tonë drejt rugës në NATO dhe BE”, ka shtuar Thaçi.

Ai tha se vetëm duke forcuar shtetin tonë mund të vazhdojmë më ambiciet tona.
“Gëzuar këtë ditë të shenjtë të Kosovës, zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e Kosovës”, ka përfunduar presidenti./Gazeta Express