Thaçi: Nuk ka ndarje të Kosovës e as autonomi për serbët

E publikuar: 08/08/2018 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sërish foli për mundësinë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, siç tha ai, në mënyrë “paqësore”, ku me këtë rast ripërsëriti qëndrimin e tij që komunat jugore të Serbisë, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci të hyjnë në kuadër të territorit të Kosovës.

“Kjo nënkupton jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim territori, dhe jo autonomi për serbët, por korrigjim të kufirit dhe njohje e anëtarësim të Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë”, tha Thaçi.

Në një konferencë për media, Thaçi tha se faza finale e dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është “e vështirë”, por, sipas tij, e domosdoshme.

Sipas Thaçit, mundësia për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë është minimale. Ai tha se megjithatë, në këtë drejtim po bëhen përpjekje “maksimale që të shfrytëzojmë çdo mundësi që të kemi një marrëveshje historike përmes dialogut”.

Sa i takon marrëveshjeve të arritur në procesin e dialogut politik, presidenti Thaçi tha se të gjitha marrëveshjet do të zbatohen, duke përfshirë edhe atë të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Thaçi theksoi se Asociacioni do të themelohet duke respektuar marrëveshjen e Brukselit, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Rekomandojmë
Rusi vs. Gjeorgji: Lufta që tronditi rajonin e Kaukazit
Rusi vs. Gjeorgji: Lufta që tronditi rajonin e Kaukazit
Nxënësit nga Prishtina në gara të Robotikës
Nxënësit nga Prishtina në gara të Robotikës
Lajmet e fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Thaçi: Nuk ka ndarje të Kosovës e as autonomi për serbët

DASH: Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën negative
Ilustrim.
Universiteti i Tokios kërkon falje pas manipulimit me të dhëna
Më shumë lajme
Përzgjedhja juaj