Thaçi ngushëllon familjet e viktimave të avionit të rrëzuar në Francë

E publikuar: 24/03/2015 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjet e viktimave të avionit gjerman që sot u rrëzua në alpet franceze.

Thaçi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ndihet i tmerruar nga ky aksident tragjik.

“I tmerruar nga aksidenti tragjik i fluturimit #4U9525. I shpreh keqardhjen familjeve të atyre që ishin në bord. Ngushëllime!”, ka shkruar Thaçi. Avioni që po udhëtonte nga Barcelona drejtë Dusseldorfit, mbante 148 persona në bord. (lajmi.net)