Thaçi ngushëllon familjen Zatriqi

E publikuar: 28/10/2016 07:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Zatriqi dhe komunitetin e gazetarëve, me rastin e vdekjes së Agim Zatriqit, ish drejtor i Radiotelevizionit të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e parakohshme të Agim Zatriqit, ish-drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës. Me shumë sukses dhe profesionalizëm, me dedikim të pashoq, ai një kohë të gjatë e drejtoi mediumin publik. Ngushëllime të sinqerta familjes Zatriqi dhe komunitetit të gazetarëve”, ka shkruar Thaçi.