Thaçi ngushëllon familjen Agani

E publikuar: 18/07/2018 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar familjen Agani me rastin e vdekjes së Sadije Aganit, bashkëshortja e veprimtarit Fehmi Agani, i vrarë në luftë.
Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se me respektin më të madh e kujtojnë kontributin e Sadijes e Fehmi Aganit.

“Me rastin e vdekjes së znj. Sadije Agani, bashkëshortes së njërit prej intelektualëve më të shquar të Kosovës, akademik Fehmi Aganit, u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve dhe miqve të së ndjerës. E kujtojmë me respektin më të madh kontributin e Sadijes e Fehmi Aganit me ide dhe angazhime për çështjen e Kosovë”, ka shkruar Thaçi.