Thaçi ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit tragjik në Shkup

E publikuar: 13/02/2019 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime pas aksidentit tragjik që ndodhi në rrugën Shkup-Tetovë.

Tutje Thaçi uroj shërim sa më të shpejtë për të gjithë personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

“Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë, ndërsa të lënduarve iu uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë. Iu shpreh ngushëllime edhe udhëheqësve të institucioneve, si dhe tërë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Thaçi.