Thaçi nesër në Prekaz, a do të takohet me familjen Jashari?

E publikuar: 04/03/2016 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i ri i Republikës, Hashim Thaçi, pritet që nesër ta vizitojë Prekazin me rastin e “Epopesë së UÇK-së”.

Ndërsa, në njoftimin e dërguar për media, thuhet se Thaçi do të bëjë homazhe në varrezat e familjes Jashari, por jo edhe nëse do të takohet me familjen Jashari, shkruan “Zëri.info”

“Ju njoftojmë se nesër (5 mars), me rastin e 18 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, duke filluar nga ora 10:30, presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz”, thuhet në këtë njoftim.

Raportet ndërmjet Thaçit dhe familjes Jashari ka vite që janë “ngrirë”, sidomos pas aferës telefonike “Pronto”.   /Zëri/