Thaçi në shtëpinë e policit të vrarë në Istog, i jep dekoratë vajzës së tij

E publikuar: 28/03/2019 19:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar me urdhrin “Hero të Kosovës”, policin Izet Demaj, që vrarë në krye të detyrës në Istog.

Këtë dekoratë, Presidenti Thaçi ia dorëzoi vajzës së heroit, Valëzës, transmeton Gazeta Express.

Polici Izet Demaj më 27 dhjetor të vitit të kaluar tragjikisht është vrarë gjatë punës së tij për të parandaluar një grabitje të armatosur në një bankë.

“Në familjen e policit Izet Demaj, që ra në krye të detyrës më 27 dhjetor 2018. Urdhrin “Hero i Kosovës” ia dorëzova vajzës së heroit, Valëzës”, ka shkruar Thaçi në Faceook.

Izet Demaj u vra nga Kamer Metaj, që kishte hyrë për ta plaçkitur një bankë në Istog.