Thaçi në Paris takon Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman

E publikuar: 12/11/2019 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar në Paris edhe Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman.

Përmes facebook ai ka thënë se janë pajtuar se Kosova dhe Kroacia kanë partneritet strategjik.

”Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris takova edhe Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman. Me ministrin Grlic-Radman u pajtuam se Kosova dhe Kroacia kanë partneritet strategjik dhe janë të përkushtuara për arritjen e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor. HTH”.