Thaçi: Në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur

E publikuar: 28/02/2020 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën në Likoshan dhe Qirez.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se viktimat e pafajshme përpos që u vranë ato edhe u masakruan.

“Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999)”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë:

Më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak. Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999).
Sot kujtojmë me respekt gjithë martirët dhe të rënët në Likoshan dhe Qirez.