Thaçi në Kyotos të Japonisë, flet për mundësinë e bashkëpunimit mes Prizrenit dhe këtij qyteti

E publikuar: 10/09/2019 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hashim Thaçi, Presideni i Kosovës, është takuar me Guvernatorin e Prefekturës së Kyotos, Takatoshi Nishiëaki, nënkryetarin e Odës Ekonomike, i cili është edhe kryesues i kompanisë “Kyocera”.

Ai tha se ata kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kyotos dhe komunave të Kosovës.

“Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kësaj komune dhe qytetit të Prizrenit”.

“Kyoto dikur ishte kryeqytet i Japonisë për 1000 vjet, sot paraqet ndërthurje të bukur të tradicionales dhe bashkëkohores, më shumë se çdo qytet tjetër në Japoni, njëjtë si Prizreni në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

f