Thaçi në Ditën e Frankofonisë: Kosova mbetet e angazhuar në promovimin e gjuhës frënge

E publikuar: 20/03/2019 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se edhe kosovarët së bashku me frankofonët në botë, sot festojnë 20 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

“Kosova mbetet e angazhuar në promovimin e gjuhës frënge dhe në ruajtjen e diversitetit kulturor dhe gjuhësor, si dhe do të mbështesë iniciativat që i shërbejnë promovimit të vlerave të Frankofonisë”, ka shkruar ai në Facebook.