Thaçi në Bjellorusi takohet me Ischingerin: U pajtuam që marrëveshja me Serbinë është e duhur

E publikuar: 31/10/2018 09:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se edhe Ambasadori Wolfgang Ischinger është i pajtimit që Kosova e Serbia të arrijnë një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit mes të dyja shteteve.

Thaçi këto komente i bëri përmes një postimi në “Twitter”, gjatë qëndrimit të tij në Minsk të Bjellorusisë në kuadër të Konferencës se Mynihut për Siguri ku dhe është takuar me ambasadorin Ischinger.

“Gjithnjë kënaqësi të diskutoj me ambasadorin ischinger – aktualisht në Bjellorusi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Minsk. Ne që të dy pajtohemi që është e nevojshme një marrëveshje obligative mes Kosovës e Serbisë, një që mbyll kapitujt e konfliktit në Ballkan dhe i mundëson Kosovës anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nato dhe Bashkim Europian” ka shkruar Thaçi.