Thaçi mirënjohës ndaj Ishujve Solomon për mbështetjen

E publikuar: 21/09/2017 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Kryeministrin e Ishujve Solomon, Manasseh Sogavare.

I pari i vendit u shpreh mirënjohës ndaj Ishujve Solomon për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe për mbështetjen e vazdueshme që po e japin për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtar, thuhet në njoftimin e presidencës

Thaçi ka ftuar kryeministrin Sogavare për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.