Thaçi: Mediat po sulmohen për fajin e disa politikanëve

E publikuar: 23/08/2016 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi duke dënuar sulmin me granatë dore ndaj RTK’së, ka ftuar të gjithë politikanët që të ndalojnë diskursin e tyre linçues ndaj mediave.
Thaçi, sulmet e tilla, i ka konsideruar sulm ndaj mendimit dhe fjalës së lirë.

Ky është reagimi i Hashim Thaçit në facebook:

Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm kriminal, me mjet shpërthyes, ndaj RTK-së. Ky sulm kriminal ndaj radiotelevizionit publik është sulm ndaj mendimit, fjalës dhe medieve të lira.

I bëj thirrje të gjithë përfaqësuesve dhe subjekteve politike që në diskursin e tyre të mos linçojnë mediet, por të mbrojnë fjalën e lirë.

Ftoj organet kompetente të shtetit që të zbardhin këtë rast dhe të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e këtij akti të shëmtuar kriminal.