Thaçi: Me një raport më të mirë pozitë dhe opozitë mund të shkojmë përpara

E publikuar: 17/02/2020 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës, në pritjen e organizuar nga ai për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka mbajtur edhe një fjalim.

Thaçi tha se liria e pavarësia e Kosovës u ndërtua shumë me mund dhe sakrificë, shkruan gazeta inFokus.

“Po kalojnë 21 vjet qe Kosova e fitoi lirinë dhe 12 vjet të pavarësisë. Liria u ndërtua me mund përpjeke e sakrifice. Është meritë e secilit për tërë këto vjet që kontribuuan që të vijmë në këtë ditë të 12 vjetorit. Edhe njëherë kujtojmë heronjtë e Kosovës, dëshmorët veteranët, diasporën dhe çdo qytetarë që dha gjithçka për liri dhe pavarësi”, tha ai.

Thaçi shtoi se vetëm më raporte më të mira në mes të pozitës dhe opozitës Kosova mund të ecë përpara.

“Sot në 12 vjetorin Kosova është më e konsoliduar edhe në rrafshin ndërkombëtar. Na presin përgjegjësi të jemi më efektiv në punë, në rrafshin politik të vendit. Sot po shënojmë 12 vjet shtet. Kosova është e njohur nga 100 shtete apo më tepër, është e anëtarësuar 200 vende ndërkombëtare. Prandaj para nesh shtrohen obligime të mëdha që Kosovës t’i ndodh liberalizimi i vizave dhe i ka përmbushur të gjitha kriteret për këtë. Objektiv e gjithë neve është të jemi sa më shpejt pjesë e NATO. Tërë ky angazhim do të vazhdohet nga të gjithë dhe një klimë më të mirë pozitë opozitë”, tha ai.

“Dëshiroj të falënderoj Shtete e Bashkuara të Amerikës. Do të punojmë ngushtë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n. Kosova është shteti më i ri dhe besoj se do ta meritojmë të jemi pjesë e NATO-s. Para nesh shtohet obligim t’i kultivojmë marrëdhëniet me ShBA-në. Jemi popullata më pro amerikane. Urime 12 vjetorin e Pavarësisë”, tha ai në fjalimin e tij në pritjen shtetërore.”/Gazeta inFokus/