Thaçi: Liria e Kosovës i ka rrënjët në lirinë e shtypit

E publikuar: 03/05/2019 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave, ka thënë se pikërisht liria e Kosovës i ka rrënjët në lirinë e shtypit.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi është shprehur se ishin pikërisht mediat e lira ato të cilat pa cënsurë informuarn botën për qindra masakrat e ndodhura në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Liria e Kosovës i ka rrënjët edhe në lirinë e shtypit. Ishin mediat e lira ndërkombëtare, të cilat pa censurë informuan botën për qindra masakra, për vuajtjet dhe spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë. Më 1998-1999, liria e shtypit fitoi mbi censurën. Mediat e lira fituan mbi ato të kontrolluara nga regjimi serb. Gazetarët tanë janë rritur me këtë frymë dhe sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, i gëzohemi faktit që kemi krijuar një mjedis për ta ndjekur shembullin e tyre për ta thënë të vërtetën. Liria e shtypit, liria e shprehjes, e cila është me përgjegjësi të madhe publike, është e drejtë themelore dhe e forcon edhe demokracinë tonë! HTH