Thaçi kujton Halilin: I përkiste kohës kur ushtrimi i profesionit të gazetarit kërkonte guxim, përkushtim e sakrificë

E publikuar: 13/06/2020 22:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Llukman Halili.

“Vdekja e gazetarit Llukman Halili është e dhimbshme, sepse ai i përkiste kohës kur ushtrimi i profesionit të gazetarit, tregimi i të vërtetës, kërkonte guxim, përkushtim e sakrificë”, transmeton Gazeta Express.

“Familjes Halili gjithë miqve të tij u shpreh ngushëllimet më të thella”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.