Thaçi: Krijimi i Ushtrisë së Kosovës nuk mund të mbetet peng i Serbisë

E publikuar: 08/03/2017 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se projektligji për transformimin e FSK-së nuk është i njëanshëm, njofton Klan Kosova.

“Kosova nuk po ndëmerr asnjë hap të papritur, nuk po bën asnjë befasi, asnjë veprim të njëanshëm apo të pakoordinuar dhe anti-kushtetues”.

“Vëmendje shumë të madhe duhet t’i kushtojmë qëndrimeve tona zyrtarë dhe të përpiqem që me argument të mjaftueshme t’i sqarojmë partnerëve ndërkombëtarë për këtë proces”.

Thaçi ka deklaruar se kjo iniciativë e tij për formimin e Ushtrisë së Kosovës është në koordinim edhe me të gjitha institucionet e Kosovës.

“Këtë iniciativë ligjore që është ndërmarrë në koordinim të plotë me institucionet e Kosovës e konsideroj si të domosdohsme për fuqinimzmn e rolit dhe detyrave të FSK-së”.

“Ky ndryshim në misionin dhe detyrat e reja që do t’i marrë FSK në përputhje me Ligjin e ri e bëjnë FSK-në një ushtri moderne, multi-etnike, profesionale dhe të gatshme për të mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe do të jetë në shërbim të paqes në rajon dhe në botë”.

“Unë e konsideroj të papranueshme pasi fati i Kosovës nuk duhet të mbetet peng i vullnetit të Serbisë në asnjë rrethanë dhe me asnjë synim”.

“Falenderoj anëtarët e kryesisë së Kuvendit të cilët sot e kanë trajtuar këtë iniciativë timen me përgjegjësi dhe unitet të plotë si prioritet të lartë shtetëor, duke marrë vendim sot për procedim për dhënien e vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës”.

“Jam i bindur se edhe Qeveria e Kosovës, respektivisht Kryeministri, do ta draftojë ligjin për FSK-në me prioritet të lartë dhe do të ajpë mendimin pozitiv në mbështetje të tij”.

I pari i vendit ka deklaruar poashtu se kjo iniciativë ka bashkuar të gjithë spektrin politik në Kosovë.

“Në këtë periudhë i gjithë spektri politik në Kosovë duke përfshrië edhe shoqërinë civile duhet të jemi të bashkuar për të përmbyllur me sukses këtë mision, këtë proces i cili tërësisht varet nga vullneti i institucioneve shtetëorë”.

“Ashtu siç kam pritur, projektligji për Ushtrinë e Ksoovës e ka unifikuar spektrin politik të Kosovës, prandaj të gjithë akterët politikë të përfshirë në këtë porces duhet të jenë në nivel të detyrës për përmbylljen me sukses të këtij procesi”.