Thaçi: Krenar me prindërit dhe fëmijët e heronjve të kombit

E publikuar: 27/07/2020 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vizituar familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë.

“Sot në familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë. Në anën time të djathtë, babai i Mujës dhe Aliut, axha Halil. Ndërsa, në anën time të majtë, Shpëtimi, ushtar i Kosovës dhe djalë i bashkëluftëtarit Beqir Gashi. Kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë deri sa ranë heroikisht për lirinë e popullit tonë. Krenar me prindërit dhe fëmijët e heronjve të kombit. HTH”, ka shkruar presidenti Thaçi në rrjetin e tij social Facebook.