Thaçi: Kosova s`ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

E publikuar: 31/10/2019 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për zhvillimet në Kosovë.

Thaçi u shpreh se Kosova ka zhvilluar një proces elektoral shembullor dhe se tani po pret formimin e qeverisë së re,transmeton Klan Kosova.

“Pas një procesi elektoral shembullor, pres që shpejt të formohet qeveria e re dhe të vazhdojmë në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, u shpreh ai.

Ambasadorja Stjernvall theksoi se Finlanda mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe të tërë Ballkanit Perëndimor.

kreu i shtetit shtoi se është e rëndësishme që pekrahja e shteteve anëtare të BE-së, për tërë vendet e Ballkanit Perëndimor, të mos lëkundet.

“Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE”, konkludoi presidenti.