Thaçi: Kosova kërkon marrëveshje përfundimtare me Serbinë

31.08.2017 12:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Thaçi: Kosova kërkon marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, u takuan sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Kjo e fundit ka lëshuar një deklaratë për media, duke thënë se “të dyja palët janë pajtuar për hapat përfundimtarë në zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë, të arritur brenda dialogut që ndërmjetëson BE-ja”.

“Presidentët konfirmuan se marrëveshja do të zbatohet plotësisht më 17 tetor, 2017. Atë ditë, gjykatësit, prokurorët dhe stafi gjyqësor do të integrohen në Gjyqësorin e Kosovës. Integrimi i personelit gjyqësor do të mundësojë drejtësi në gjithë Kosovën, në veçanti në rajonin e Mitrovicës”, tha Mogherini.

Duke folur për gazetarët pas takimit, edhe Thaçi, edhe Vuçiq thanë se janë pajtuar që të shpeshtohen takimet e tilla, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje midis dy popujve, transmeton REL.

Thaçi tha se nuk ndërhyn në debatet e brendshme në Serbi, porse pavarësia e Kosovës dhe integriteti i saj territorial “janë çështje të përfunduara dhe të pakthyeshme”.

“Çdo marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve do të jetë në pajtim me vullnetin e popullit të Kosovës”, tha Thaçi.

Takimi i sotëm vjen pas atij të 3 korrikut, në të cilin Thaçi dhe Vuçiq kanë thënë se kanë rënë dakord që bisedimet të hyjnë në një periudhë të re, për të trajtuar çështje përtej atyre teknike.

Thaçi atëherë ka shprehur bindjen se kjo periudhë e re do të çojë në pajtimin e dy vendeve dhe do t’i hapë rrugë së ardhmes evropiane.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013.

Normalizimi është kusht për të dyja vendet që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.

Me procesin e deritashëm, Kosova ka siguruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur disa kapituj të negociatave për anëtarësim në bllok.

Vuçiq po ashtu ka paralajmëruar hapjen e një dialogu të brendshëm për Kosovën, me qëllim që t’i jepet fund, siç ka thënë ai, “qasjes mitike” ndaj saj.

Qëllimi përfundimtar i këtij dialogu nuk dihet. Kosova vazhdon të figurojë në Kushtetutën serbe si “pjesë e Serbisë”, ndonëse Vuçiq ka thënë se po shqyrton mundësinë e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të këtij viti.

Megjithatë, analistët në Prishtinë nuk presin që në një afat të shkurtër kohor të ndodhë ndonjë kthesë e madhe, që si rezultat do të sillte njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, në bazë të planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


“Shumë ambasadorë të huaj bëjnë biznes në Shqipëri”

“Shumë ambasadorë të huaj bëjnë biznes në Shqipëri”

Haziri: Pas dialogut me Serbinë, detyrimisht të mbahen zgjedhje (Video)

Haziri: Pas dialogut me Serbinë, detyrimisht të mbahen zgjedhje (Video)

Haliti: Jam angazhuar shumë që të mos vritet Bujar Bukoshi

Haliti: Jam angazhuar shumë që të mos vritet Bujar Bukoshi

Kurti nga burgu ia ndaloi fjalimin Ahmetit (VIDEO)

Kurti nga burgu ia ndaloi fjalimin Ahmetit (VIDEO)

Deputetë të opozitës e pozitës e shohin Kosovën si vendi me presidentin më përçarës

Deputetë të opozitës e pozitës e shohin Kosovën si vendi me presidentin më përçarës

Rikthehet Isa Mustafa, udhëheq mbledhjen e Kryesisë së LDK’së

Rikthehet Isa Mustafa, udhëheq mbledhjen e Kryesisë së LDK’së

Tahiri takon Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, flet për veprimet që ka ndërmarrë Kosova drejt rrugëtimit në BE

Tahiri takon Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, flet për veprimet që ka ndërmarrë Kosova drejt rrugëtimit në BE

Xhavit Haliti sqaron incidentin me Arben Gashin

Xhavit Haliti sqaron incidentin me Arben Gashin

Kryeprokurori amerikan: Të forcohet partneriteti me vendet e Ballkanit

Kryeprokurori amerikan: Të forcohet partneriteti me vendet e Ballkanit

Ministrja Hoxha: Krenar me Juve, Dua, Era, Rita!

Ministrja Hoxha: Krenar me Juve, Dua, Era, Rita!

Haradinaj reagon pas vrasjes se 14 vjeçarit: Veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm

Haradinaj reagon pas vrasjes se 14 vjeçarit: Veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm

Interesat dhe mospajtimet politike po i bllokojnë dy institucione vitale për Kosovën

Interesat dhe mospajtimet politike po i bllokojnë dy institucione vitale për Kosovën

Paralajmërimi i Hazirit nëse nuk ka liberalizim dhe unitet për dialog

Paralajmërimi i Hazirit nëse nuk ka liberalizim dhe unitet për dialog

Dënimi i Gruevskit, mesazh për vendosjen e drejtësisë në Maqedoni

Dënimi i Gruevskit, mesazh për vendosjen e drejtësisë në Maqedoni

Kryeparlamentari Veseli viziton Shqipërinë

Kryeparlamentari Veseli viziton Shqipërinë

Prokurori jep detaje për vdekjen e 14 vjeçarit nga dhuna qe ia kishte shkaktuar babi

Prokurori jep detaje për vdekjen e 14 vjeçarit nga dhuna qe ia kishte shkaktuar babi