Thaçi: Kosova, epiqendër e bashkëpunimit rajonal

E publikuar: 25/03/2015 08:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovë, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka paralajmëruar mbajtjen e konferencën, ku Kosova do të jetë nikoqire e ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Infrastrukturës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, së bashku me Komisionerin Hahn dhe zyrtarë tjerë të lartë të BE-së.

“Nesër do t’i pres 12 ministra të jashtëm dhe të transportit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, së bashku me komisionerin Hahn dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së, EBRD, Bankës Botërore.”, ka shkruar Thaçi në FB.
Sipas tij, ky takim është vazhdim i Samitit të Berlinit në të cilin Gjermania i dha shtytje projekteve për të afruar Ballkanin mes vete dhe me BE-në.

“Do të synojmë të bëjmë marrëveshje që do të sjellin investime miliardëshe dhe vende të reja të punës. Ministeriali në Prishtinë është vazhdim i Procesit të Berlinit të iniciuar nga kancelarja Merkel dhe e bën Kosovën epiqendër të bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar Thaçi.