Thaçi: Kosova e ka mbështetjen e SHBA-ve për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

E publikuar: 24/09/2018 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin Haradinaj, ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, si dhe ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është takuar sot me senatorin Ron Johnson në kuadër të punimeve të Samitit të OKB-së në Nju Jork.
Thaçi përmes një postimi në Facebook është shprehur se Kosova e ka mbështetjen e SHBA-ve për shtimin e njohjeve të pavarësisë, si dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“Sapo pëfunduam një takim me mikun e Kosovës, senatorin Ron Johnson. Senatori Johnson duke i shërbyer SHBA-së, ka mbështetur rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe procesit të shtet-ndërtimit.

Të njëjtën mbështetje të ShBA-së do ta kemi edhe këtyre ditëve në agjendën tonë për shtimin e njohjeve, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut”.