Thaçi kërkon pezullim të taksës, thotë se është rritur kontrabanda në Veri

E publikuar: 17/02/2019 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi, në prag të 11 vjetorit të Kosovës në një intervistë ka thënë se liria dhe pavarësia e shtetit tonë janë produkt i SHBA-së dhe rezistencës së zhvilluar në Kosovë.

Ai ka shtuar se çdo herë që Kosova ka qenë e koordinuar me SHBA-në dhe BE-në ka dalur fituese duke shtuar se “ padyshim do ti respektojmë këshillat nga ta”. Këtu duke kërkuar pezullimin e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, e vendosur në nëntor të vitit të kaluar nga qeveria “Haradinaj”.

“Kosova është me fat që e kemi popullin më proamerikan në botë, nuk duhet të lejojmë të kemi qasje të gabuar me rapoertin me SHBA-të”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Express.

Edhe pas presionit të Amerikës dhe BE-së nuk dihet nëse taksa do të pezullohet. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë.