Thaçi ia dorëzon Medaljen Presidenciale familjes së ish mësuesit Beqir Kastrati

E publikuar: 07/03/2019 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi ia ka dorëzuar sot Medalejn Presidenciale familjes së ish mësuesit e pedagogut të arsimit shqip, Beqir Kastrati.

“Si bashkëmendimtar dhe bashkëveprimtar me Ernest Koliqin dhe shumë veprimtarë tjerë të arsimit shqip, Beqir Kastrati ka edukuar gjeneratat e arta që sot njihen dhe çmohen si themelues të instituteve dhe shkollave shqipe në të gjitha trevat e kombit shqiptar”, ka shkruar Thaci në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Duke çmuar lart figurën e pedagogut Beqir Kastrati, 30 vjet pas vdekjes, në shenjë nderimi për punën e palodhshme të tij, e dekorova me Medalje Presidenciale”.