Thaçi i përgjigjet Vetëvendosjes: Unë e nënshkruaj, nënshkruajeni edhe ju!

E publikuar: 20/09/2018 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hashim Thaçi (Foto EPA)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i është përgjigjur Vetëvendosjes, e cila sot përmes Liburn Aliut kërkoi që ta nënshkruaj marrëveshjen me përfaqësuesit e Luginës. transmeton Lajmi.net.
“Kosova duhet t’i mbështesë me veprime konkrete kërkesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Unë i përgjigjem pozitivisht çdo mundësie për nënshkrimin e një marrëveshjeje me shkrim me përfaqësuesit politikë e legjitimë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën. Gjatë tërë kësaj kohe kam kërkuar unitet politik në Kosovë për përkrahjen e kërkesës së tyre dhe dëshiroj që pas nënshkrimit tim, të gjitha subjektet politike parlamentare që u ka shkuar ajo kërkesë, t’i radhisin nënshkrimet si zotim për miratimin e rezolutës së iniciuar prej përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën”, ka shkruar Thaçi.