Thaçi i pasigurt për zgjedhjen e tij President?

E publikuar: 03/09/2015 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i PDK-së nuk po shprehet i sigurt se do të zgjidhet president i Republikës së Kosovës. Ai po i frikësohet humbjes së fuqisë politike në PDK, përderisa analistët thonë se kandidatura e tij rrezikohet edhe nga Gjykata Speciale

Hashim Thaçi, pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar me Isa Mustafën për t’u zgjedhur president i Republikës së Kosovës në fillim të vitit 2016, nuk po shprehet i sigurt nëse do të ulet në “kolltukun” e të parit të shtetit, kryesisht për shkak të frikës së humbjes së fuqisë në PDK dhe degradimin e mundshëm që mund ta pësojë kjo e fundit me drejtimin e zëvendësit të tij, Kadri Veseli, shkruan “Zëri”.

Megjithatë, analistët politikë thonë se Thaçi në debatet e fundit televizive nuk po shprehet i sigurt se do të zgjidhet president i Kosovës, kryesisht për shkak të frikës së një aktakuze të mundshme nga Gjykata Speciale, si dhe mosunitetin e gjithë deputetëve të LDK-së për ta përkrahur kandidaturën e tij.