Thaçi i frustruar me takimet e Edi Ramës me Vucicin (Video)

E publikuar: 01/09/2015 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvënedëskryeministri Hashim Thaçi, i ka dërguar sinjale negative kryeministrit shqiptar Edi Rama, në lidhje me deklaratat e tij të mbrëmshme përballë kryeministrit serb. Thaçi thotë se pa pajtimin e Prishtinës dhe Beogradit, shqiptarët nuk do të pajtohen kurrë me Serbinë. Ai është i frustuar me takimet Rama Vucic.

“Vulën e pajtimit të shqiptarëve dhe serbëve e ka Prishtina”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka deklaruar se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve mund të thuhet se janë normalizuar, por jo edhe se ka “pajtim”.

“Normalizimi i marrëdhënieve nuk do të thotë se ka pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve. Normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe shqiptarëve kalon përmes Prishtinës. Pa normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka pajtim të shqiptarëve dhe serbëve.

Thaci per pajtimin e shqiptareve dhe serbeve by

Këto deklarata Thaçi i ka bërë pas debatit të mbrëmshëm televiziv ndërmjet kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij serb, Aleksandër Vucic.

Në intervistën e mbrëmshme, Rama dhe Vucic kanë lënë të kuptohet se shqiptarët dhe serbët mund të pajtohen tani. Se ata janë liderët që e kanë arritur këtë pajtim. Ata kanë folur për çështje ekonomike, duke folur për marrëdhënie të tensionuara mes dy popujve, sikur një e shkuar e largët.

Thaçi në intervistën e Klan Kosovës, ka folur edhe për çështje tjera aktuale;Asociacioni, debati mes kryeministrit Mustafa dhe Vetëvendosjes, etj.