Thaçi i dekoron oficerët e UÇK-së me Medaljen Presidenciale të Pavarësisë

E publikuar: 26/12/2018 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se i ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Pavarësisë disa nga oficerët e UÇK-së.

Tutje ai ka thënë se Ushtria është meritë e të gjithë qytetarëve të saj.

Kosova e kishte krijuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, para se ta shpallte pavarësinë e saj. Një dekadë pas pavarësisë, në këtë fundvit kur unanimisht në Kuvend u votua krijimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, me Medaljen Presidenciale të 10 Vjetorit të Pavarësisë i dekorova disa prej oficerëve të parë të UÇK-së. Këtë medalje, sot e ndava për Kadri Kastratin, Binak Gashin, Mahir Hasanin, Mensur Kasumin, Hysni Ahmetin dhe dëshmorin Agim Qela. Ushtria e Kosovës është meritë e të gjithë qytetarëve tanë. HTH /lajmi.net