Thaçi fton qytetarët e Drenasit të dalin nesër në votime

E publikuar: 03/12/2016 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në facebook ka thënë se “Qytetarët e Drenasit nesër votojnë për kryetarin e ri të tyre. Por, fituesit e vërtetë do të jenë vetë qytetarët”.

Thaçi ka thënë se qyetarët “do të dëshmojnë se demokracia dhe parimet e saj janë kultivuar thellë në kulturën politike të Kosovës”.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit:

“Qytetarët e Drenasit nesër votojnë për kryetarin e ri të tyre. Por, fituesit e vërtetë do të jenë vetë qytetarët. Ata do të dëshmojnë se demokracia dhe parimet e saj janë kultivuar thellë në kulturën politike të Kosovës.

Sot, proceset zgjedhore në Kosovë janë procese transparente, të drejta dhe demokratike.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kryesuesja Valdete Daka kanë bërë një punë profesionale, të palodhshme, që i tërë procesi elektoral, para zgjedhjeve, në ditën e zgjedhjeve, por edhe pas tyre, të jetë proces i besueshëm prej të gjithë qytetarëve të Kosovës.

I përgëzoj edhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme dhe duke iu uruar suksese secilit prej tyre, iu kërkoj që të vazhdojnë të kontribuojnë në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi demokratik.

Por, më së shumti i përgëzoj qytetarët e Drenasit, që kanë mundësuar një garë elektorale të drejtë dhe dinamike.

I ftoj që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur, sepse nesër ata do të tregojnë edhe një herë se fati i komunës është në duart e vetë atyre. HTH”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/