Thaçi flet për bashkimin e Mitrovicës

E publikuar: 24/12/2018 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit Hashim Thaçi teksa është pyetur për iniciativën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri për bashkimin e Mitrovicës, ai ka thënë që është në dijeni që pjesa në veri të Mitrovicës nuk është duke funksionuar, raporton “Zëri.info”.

Ai po ashtu tha se është pro krijimit të urave e të afërsisë së njerëzve.

“Kemi realitetin e mosfunksionimit të qytetit në Veri dhe jam në dijeni për këtë. Por jam në shërbim të afrimit të njerëzve dhe të krijimit të urave”, ka thënë Thaçi.

Ai këto deklarata i ka bërë para mediave pas drekës me ushtarët e FSK-së.  /ZËRI