Thaçi flet me komandantin e KFOR’it për sigurinë në vend

E publikuar: 28/03/2019 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, me të cilin ka biseduar për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Zyra e Presidentit përmes një komunikate njoftonn se Thaci ka përmendur KFOR’in si intisucionin më të besueshëm të sigurisë, transmeton Gazeta Express.

“KFOR-i mbetet institucioni më i besueshëm në Kosovë, për të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.

Në këtë takim është konstatuar se gjendja e sigurisë është e mire, njofton Presidenca.