Thaçi : Falë mbështetjes së ndërkombëtarëve e kemi lirinë dhe pavarësinë

E publikuar: 16/02/2019 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke marr pjesë në konferencën e Sigurisë në Mynih.

Thaçi në këtë konferencë pati një takim të dypalësh kisha edhe me Kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg.

Thaçi tha se falë mbështetjes së Norvegjisë dhe partnerëve ndërkombëtarë Kosova ka arritur të fitojë lirinë dhe pavarësinë.

“Sërish falë mbështetjes së tyre po e forcojmë edhe subjektivitetin ndërkombëtar të republikës sonë, e cila nesër mbush 11 vjet”, shkruan Thaçi në rrjetin social Facebook.